Ushqime

Keni dëgjuar për byrekun me oriz? Ja receta si përgatisni byrekun më të shijshëm që keni provuar ndonjëherë

Nuk e kishit menduar ndonjëherë, por me oriz mund të bëjmë një byrek super të shijshme dhe për këtë na duhen 15 minuta për t’u përgatitur dhe 40 është koha e gatimit.

Byrek me oriz - Telegrafi

INGREDIENTËT

1 pako peta byreku

1 filxhan çaji oriz

1 qepë të thatë

2-3 qepë të njoma

1 tufë koper

1 tufë majdanoz

150 gram djathë të bardhë

100 gram djathë çedar

3-4 kokrra vezë

1 gotë qumësht

1 gotë ujë

Kripë, piper

UDHËZIMET

1-Vendosim një tigan te madh me vaj të ngrohet dhe kaurdisim fillimisht qepën e thatë të grirë imët.

2-Shtojmë më pas qepët e njoma të grira imët. I spërkasim me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepët të ulin vëllimin dhe të zbuten.

3-Shtojmë më pas majdanozin, koperin, orizin dhe gjysmë filxhani ujë. E trazojmë për disa minuta dhe në fund shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.

4-Trazojmë vezët me qumështin dhe me pak ujë të ngrohtë. Vendosim tavën në tryezën e punës dhe vendosim 4 petë byreku ku secilën e kemi spërkatur me pak vaj.

5-Në mes të 2 petëve kemi bërë dhe një spërkatje të lehtë me djathë çedar të grirë në rende.

6-Pasi kemi shtruar 4 petët vendosim mbushjen me qepë dhe oriz. Mbi mbushje hedhim një garuzhde nga vezët e trazuara me qumështin.

7-E spërkasim përsëri me pak djathë të verdhë mbushjen dhe më pas vendosim petët e tjera të cilat i kemi spërkatur me pak vaj dhe djathë të verdhë.

8-E presim byrekun në racione dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

Byrek me spinaq dhe oriz ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku ...

MË TË LEXUARAT

To Top