Edhe koha kur e merr fëmijën nga kopshti mund të shfrytëzohet në maksimum për të qenë cilësore. Lira Gjika jep këshillat e saj si gjithmonë dhe kësaj radhe është fokusuar pikërisht në këtë moment, në pyetjet që duhet t`i drejtosh fëmijës dhe ato që i bëjnë më shumë dëm sesa mirë.
“Shpesh dëgjoj prindër që u drejtohen fëmijëve kur I takojnë: “A hëngre?” ose “U ngope?”, sikur fëmija është çuar në kopsht, vetëm për të ngrënë dhe jo për të mësuar. Këto pyetje janë si ajo thika me dy presa, që bën vetëm dëm. Natyrisht Nqë fëmija duhet pyetur edhe për ushqimin, por jo që në fillim dhe në një mënyrë kaq të përgjithshme dhe sidomos pa kujdes për fjalët e përdorura.
Mund ta pyesni pasi keni marë informacionin për gjërat e reja që ka mësuar. Pyeteni fëmijën: “Të pëlqeu?” apo “E shijove?”, “Ishte një ushqim i ri?”. Nëse një prind e pyet fëmijën “A hëngre?” apo “U ngope?” kur kthehet nga kopshti apo festa, i demostron fëmijës, se ato që ka mësuar apo shijuar, nuk i interesojnë. I tregon se e ka çuar në atë vend sepse, në shtëpi nuk i ka ato ushqime. Prindër! Kini kujdes kur flisni me fëmijën, njerëzorja nuk është një gjë e lindur si instikti i të ngrënës, ajo mësohet dhe kërkon shumë kujdes, shumë vëmëndje dhe mbi të gjitha, kujdes për fjalët që përdorni. Fjalët “hëngre”, “u ngope” ushqejnë dhe mbajnë gjallë mekanizmat bazikë “të urisë” dhe frikës se nuk do të ketë më. Ndërsa kur përdoren fjalët apo shprehjet: “ kënaqe”, “të pëlqeu” “çfarë shije kishte”, vihen në punë kurioziteti, kujtesa, rijetimi i shijes apo situatës dhe shmangen strukturat psikoemocionale të mbijetesës”, shkruan Lira Gjika.