Ushqime

Këshillohet nga mjekët të konsumohet/ Ja si ta përgatisni bukën pa gluten

Mbajtja e një diete pa gluten, është e vetmja mënyrë për të trajtuar intolerancën ndaj glutenit apo sëmundjen e celiakisë.

Gatimi i duhur është gjithmonë i rëndësishëm, pasi një bukë e tillë kërkon përgatitje pak më të ndryshme.

Patjetër lexoni disa këshilla tona të përgjithshme rreth përgatitjes së brumit të ardhur pa gluten.

1. Para se të filloni të piqni bukë shtëpie pa gluten, kujdesuni që të gjithë përbërësit të jenë në temperaturë dhome. Kjo gjë është jashtëzakonisht e rëndësishme në mënyrë që tharmi të mund të aktivizohet dhe buka të bymehet mirë.

2. Mielli pa gluten i kombinuar me lëngun bëhet shumë ngjitës dhe i vështirë për t’u punuar me dorë, ndaj përdorni një mikser me një shtojcë spiraleje. Në këtë mënyrë shumë më lehtë dhe më shpejtë do të përpunoni brumin, ndërsa duart do t’i keni të pastra.

3. Brumi pa gluten në shumicën e rasteve është më i rrallë se ai me gluten, kështu që do t’i habisë njerëzit dhe pa u hamendur shtojnë edhe më shumë miell që të bëhet sa më i ngjashëm me miellin me gluten. Kjo nuk është mënyra e duhur, gjithmonë përmbajuni recetës dhe mos shtoni më miell, pos nëse është e theksuar ashtu. Me shtimin e miellit, brumi pas pjekjes bëhet i fortë dhe nuk është aq i shijshëm.

4. Kujdesuni për kohën e trajtimit të brumit, domethënë nuk ka nevojë për përzierje të gjatë si në rastin e miellit me gluten.

5. Kur piqet buka shtëpiake pa gluten, mbështilleni me një leckë dhe ashtu ruajeni. Nëse dëshironi të ketë kore më të butë, atëherë lirisht njomeni leckën dhe mbështilleni bukën.

6. Bukën mund ta ruani dhe kështu ta pritni dhe ta vendosni në frigorifer me ngrirje të thellë dhe sipas nevojës ta nxirrni dhe ta lini në temperaturë dhome që të shkrihet.

7. Nëse piqni diçka në furrë, gjithmonë vendosni letër pjekje nën produktet tuaja të pjekura pa gluten. Kjo do të parandalojë që rafti ose tabaka për pjekje të kontaminojnë produktet tuaja të pjekura

8. Nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj glutenit dhe jetoni me disa njerëz në një familje, është mirë që pajisjet e kuzhinës të jenë të ndara nga të tjerët (në sirtarin e tyre) të mos bini në kontakt me gluten.

Këshillë: Nëse keni probleme me përgatitjen e brumit të bukës pa gluten, ju ftojmë në punëtorinë tonë, ku mund t’ju këshillojmë se si të përgatisni në mënyrë të pavarur bukën, por edhe delikatesa të ndryshme të shijshme e të ëmbla në versione pa gluten.

Receta për bukën pa gluten

Fillimisht përzieni përbërësit e lëngshëm (ujë 30°C dhe vaj). Më pas shtoni përbërësit e thatë – kripën, përzieni miellin dhe në fund majanë.

Përbërësit:

▪ 350 g MIX B miell Schar,
▪ 300 ml ujë të ngrohtë,
▪ 60 ml vaj ulliri apo të zakonshëm,
▪ 1 qese e vogël tharmë të thatë,
▪ 1 lugë çaji krip.

Përgatitja:

1. Nga përbërësit e sipërpërmendur ngjishni brumin me mikser, mbulojeni dhe lëreni në një vend të ngrohtë 30 – 40 minuta.

2. Brumi është i butë prandaj përzieni me mikser, është më lehtë për të punuar bukën.

3. Lyeni bukën me vaj ulliri, vaj kungulli dhe për një kore edhe më të shijshme e spërkatni me miell misri të përzier me miell orizi përpara se ta piqni.

MË TË LEXUARAT

To Top