Lajme

Kishte shkuar të mblidhte ullinj, humb jetën profesori shqiptar

Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme, pasi kanë rënë nga pema. Bëhet fjalë për një 62 vjeçar nga Ksamili që është rrëzuar teksa po mbledhte ullinj dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

62-vjeçari i cili humbi jetën sot në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj, është Gëzim Redhi. Ai ka qënë pedagog në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.

Ndërsa një 65 vjeçar nga Vlora, i cili gjithashtu po vilte ullinj, ka rënë nga pema dhe ka humuur jetën. Një punëtor i gjelbërimit në Vlorë është rërzuar teksa ppo krasiste pemët dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

MË TË LEXUARAT

To Top