Nëse shihni rrugëve të Cyrihut të Zvicrës një instruktore duke i mësuar nxënësit se si të vozisin dhe duke shijuar ndonjë ëmbëlsire, apo kifle të përgatitur nga dora e saj, atëherë dijeni se kjo është Hava Mustafa-Muhamedi.
Hava Mustafa-Muhamedi është një grua e shkëlqyer, ambicioze, punëtore, e dijshme dhe mbi të gjitha një bashkëshorte e nënë e jashtëzakonshme e tre djemve.
Ajo, njihet si person i hapur e i shoqërueshëm, pa komplekse, komunikatave, me sens unik humori, e gjithashtu tejet zemërgjerë. Hava, e cila është me origjinë nga Shkupi, ka mbaruar shkollon e mesme për tregti në Zvicër ku jeton dhe vepron. Nëna e saj e thërriste “Shpata”, pasi sipas saj, Haves nuk mund t’i dalë asgjë përpara.
Hava nga shumë njerëz njihet për recetat e gatimet e mrekullueshme që prezantohen në faqen receta_hva, por përtej kësaj ajo ka pasion edhe vozitjen. Patentën e ka prej vitesh dhe ka asistuar tek motrat për t’iu mësuar ngasjen e veturës, për çka familja e ka sugjeruar që ajo ta shfrytëzoj pasionin për vozitje, për tu shkolluar për instruktore. Deri tani i ka mbajtur të gjitha provimet teorike me sukses dhe tani është instruktore praktikante në Autoshkollën më të madhe në Zvicër https://fahrschulebig.ch/ me qendër në Cyrih, e me përfaqësi në të gjitha Kantonet e Zvicrës.
Hava për revistën “Kosovarja” tregon se pasi që bashkëshorti i saj ka arsim të lartë dhe një punë mjaftë fleksibile, i mundëson asaj përkrahje të madhe dhe kështu mund tu përkushtohet aktiviteteve të tjera.
Të kthehemi tek gatimi, që është një nga pikat e forta të Haves. Tregon se pasionin për gatim e ka të trashëguar nga e ëma, së cilës i ndihmonte që kur ishte e vogël, sidomos gjatë Ramazanit, kohë kjo kur përgatitjet ishin të një rëndësie tjetër. Shton se tortën e parë e kishte bërë në moshën 12 vjeçare dhe ja kishin pëlqyer të gjithë.
Ndërkaq në kuzhinën e parë profesionale, ka përgatitur bakllavanë, duke zgjedhur kështu më të vështirën dhe njëkohësisht më të mirën.
Faqja e saj për receta e gatime është tejet e famshme, por Hava tregon se nuk punon me porosi, pos kur ka ndonjë marrëveshje për reklamë të produkteve ushqimore, edhe pse ti reklamoj këto produkte duhet patjetër ti pëlqejnë asaj në aspektin e cilësisë.
Hava në kuzhinë investon shumë dashuri, pasion dhe zemër. Na thotë se merr shumë mesazhe nga zonja e zonjusha të ndryshme që e komplementojnë për recetat dhe punën që bënë.
Sa i përket jetës private, nënvizon se si çdo mërgimtare kujdeset për familjen, duke u munduar që fëmijët ti edukojë sa më mirë, duke u mësuar kulturën, traditat dhe fenë, ashtu siç është më së miri.
Kjo është Hava Mustafa-Muhamedi, një tjetër grua shqiptare që di, do dhe ja del!