Ujvara e Niagarës, simboli i Kanadasë është “ngjyrosur” kuqezi për festën e 28-29 Nëntorit.
Ujvara është ndriçuar me ngjyrat kuqezi, duke marrë një pamje tepër të bukur në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pamjet spektakolare i ka publikuar Ambasadori i Shqipërisë në Kanada Ermal Muça. Gjithashtu mbrëmjen e djeshme kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është ‘veshur’ kuq e zi duke i uruar kështu shqiptarëve festat kombëtare.
Ky është një gjest që është ndjekur nga vende të ndryshme të botës për t’iu bashkuar festës së vendit tonë.