Drini Dobi, mjeku neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u dërgua pardje drejt Italisë për një trajtim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.
Por duket se për shërimin e tij do të duhen disa javë trajtimi në spital, ndaj do të duhet edhe një shumë e madhe parash për kurimin. Janë familjarët dhe miqtë e mjekut Dobi ata që po bëjnë çmos për të grumbulluar fonde që ai t’ja hedhë sëmundjes
Hoxhë Elvis Naçi ka dhënë lajmin e mirë, duke bërë me dije se ka kontaktuar me familjen Dobi për t’i dhënë ndihmën e duhur.
Shuma që garantoi transportimin e tij drejt Italisë u mblodh pas një përpjekje të jashtëzakonshme nga kolegët dhe miqtë e tij, por tashmë familja nuk ka më mundësi që të mbulojë shpenzimet e tij, ndaj ka hapur një llogari bankare ku të gjithë mund të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë mjekut Drini Dobi.
Por edhe pse një nga mjekët më të mirë në Shqipëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa mundësi financiare për kurimin e tij, sërish nuk ka asnjë reagim nga ministria e Shëndetësisë apo qeveria për të mbuluar shpenzimet e kurimit të tij.