Qoftë nga vërshime shkatërrimtare uji apo thatësira përvëluese, në një mënyrë apo një tjetër, të gjitha rajonet e botës u përballën këtë vit me mot eks trem, e milionë njerëz nuk kishin as ujë mjaftueshëm për të pirë, thotë OKB në raportin e saj më të fundit, i cili ngjason më shumë me një kambanë alarmi nga rre ziku që përbëjnë ndryshimet e klimës për planetin sot.
Shumë zona regjistruan nivele rekord thatësie, nënvizon Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin. Raporti i saj merr në shqyrtim imtësisht efektet e ndryshimeve të klimës mbi mjedisin e shoqërinë.
“Pasojat e tyre vërehen kryesisht tek uji– thatësirat janë më intensive dhe më të shpeshta, ndërsa përmbytjet janë të shkallës më ekstreme, duke prekur ekonomitë, ekosistemet dhe të gjitha aspektet e përditshmërisë sonë”, tha shefi i agjencisë, Petteri Taalas.
Ai nënvizoi se rreth 3.6 miliardë njerëz janë përballur me kushte jo të përshtatshme të qasjes ndaj ujit, të paktën një muaj gjatë vitit. Në periudhën 2001-2018, me ujin sipas OKB-së, kanë qenë të lidhura 74 për qind e të gjitha katastrofave natyrore.