E papritur por e vërtetë: Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të dytë. “News31” ka bërë të ditur se modelja ka sjellë në jetë një vajzë.
Ajo e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë duke mos publikuar foto me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi Aurela ka nxjerrë në Instastory foton e një buqete me lule, që me sa duket ia kanë sjellë për të bijën.
Kujtojmë se rreth dy vite më parë modelja u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Alaron. Dhe atëherë ajo e kishte fshehur shtatzëninë dhe askush nuk dinte gjë.