Lajme

Lajm i fundit! Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spital

Burimet për Dritare TV bëjnë me dije se sot në urgjencën e Tiranës ka shkuar për të marrë shërbim mjekësor të menjëhershëm doktor Pëllumb Pipero. Urgjenca dukej se vinte si pasojë e një goditje AVC (Aksident Vaskular Celebral), të identifikuar nga mjekët. Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Burime për Dritare bëjnë me dije se doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”. Mjeku Pipero ishte një nga doktorët që ju qëndroi shqiptarëve pranë gjatë gjithë periudhës së Kovidit. Doktor Pëllumb Pipero u kthye në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë patën kundër Kovid-19.

Mundet që lodhja, stresi dhe mbingarkesa e asaj periudhe të ketë bërë të vetën duke ndikuar në shëndetin e doktor Piperos. Duke i uruar kthim sa më të shpejtë pranë pacientëve të tij, Dritare TV i uron shërim të shpejtë doktor Piperos./M.T/dritare.net

MË TË LEXUARAT

To Top