Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe Ledri e Sara do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Dyshja mezi po e presin të voglën e tyre, por a e kanë menduar një emër për të?
Në një bashkëbisedim me ndjekësit këtë të dielë, Sara ka treguar se ende nuk kanë vendosur si do ta quajnë bebushen e tyre. Ajo ka shkruar se emrin do ta mendojnë kur t’i shikojnë fytyrën.
“Sinqerisht që nuk e kemi vendosur ende. Do të jetë një vendim që do ta marrim kur të shohim fytyrën e saj”, ka shkruar Sara.