Lajme

Linda Rama qan kur e pyesin për nënë e Edi Ramës: Aneta ishte e rrallë, ju lutem se po të ishte djali Zaho këtu do thoshte mami mos…





E ftuar në emisionin “Ilva Now”, përballë Ilva Tares, Linda Rama foli edhe për marrëdhënien e saj me Aneta Ramën, nënën e kryeministrit Rama e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.

The mother of Prime Minister Edi Rama is passing away

Linda tha me lot në sy se ka pasur një lidhje të ngushtë me të dhe ndarja e saj nga jeta ishte një dhi mbje që ende i ka pl agët e hapura.

“Po të ishte Zaho këtu tani, t’ju dëgjonte me këtë pyetje do thoshte, do më shihte mua menjëherë, dhe do thoshte “mami, mos qaj”. Ajo që mund të them unë është që ne jemi akoma me pl agë të hapur për humbjen e mamasë së Edit dhe fushata ishte shumë afër dhe na e bëri më evidente mungesën e saj, veçanërisht mua, që në fakt bisedat me mamanë e Edit i kisha të përditshme, sigurisht, por i kisha shteruese, i kisha shumë të gjata dhe vërtet shteruese. Mendoj që kishte një problem me ne sepse ne, mamaja e Edit na kishte bindur në kohë që nuk do ikte asnjëherë. Ajo ishte përçmuese ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushtimin e saj. Ishte shumë kurajoze në të gjitha këto sfidat që e vinte shëndeti i saj i brishtë dhe do thosha ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe mund të them edhe këtë që ajo ishte madhështore në mënyrën se si e përballoi të papërballueshmen për aq shumë gjatë për shkak të gjuhës shumë të egër politike,” u shpreh e përlotur Linda.

Një biografi e shkurtër/ Kush ishte Aneta Rama





MË TË LEXUARAT

To Top