Largimi i Grida Dumës nga politika ka sjellë lot dhe mërzi në radhët e deputetëve të Partisë Demokratike. Kolegët e saj Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka, kanë qenë duke e ndjekur live fjalimin e Dumës në momentin që ajo po njoftonte largimin nga politika.
Siç shihet edhe në fotot e LSA duket Gjekmarkaj mjaft i mërzitur dhe me kokën ulur, ndërkohë që deputetja Açka ka shpërthyer në lot.
Ndërkohë nuk kanë munguar as përqafimet mes Dumës dhe kolegëve të saj.