Rozë

Luizi tregoi se nëna e tij nuk vjen, por miku i tij: Ja kur do vijë ajo ta takojë në ‘Big Brother’

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Luizi është një ndër banorët që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë këtij sezoni në “Big Brother VIP”.

Fansat e shumtë e ndjekin banorin, teksa një gjë që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se kur nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar dhe surprizuar atë. I ftuar në emisionin “Breaking”, Meridiani, miku i Luizit tregoi se me shumë mundësi gjatë muajit prill, nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar atë.

“Unë uroj që të jetë mirë së pari nëna e Luizit, uroj që të jetë nga prilli, do zoti. Pastaj mbetet sa do marrë OK nga ana e Luizit. Këtu dua të ndalem dhe tek pjesa e atyre portaleve, gazetarëve të cilët thanë që Luizi nuk ka marrëdhënie të mriz me nënën e tij.

Ku janë tani, sepse e pamë të gjithë se çfarë marrëdhënie ka Luizi me të ëmën”– tha Meridiani.

MË TË LEXUARAT

To Top