Lajme

Lumturi! Aktori i njohur turk dhe e bukura shqiptare Almeda Abazi japin lajmin e mirë: Po presim një beb të dytë!

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë çifti me postimet e tyre në Instagram, ku shfaqen shumë të lumtur, në pritje të bebit të dytë.

Almeda ka treguar me anë të këtyre fotove edhe barkun e rrumbullakosur duke zbuluar kështu se është disa muajshe shtatzënë.

“Po vjen bebi numër dy. Mezi po presim të të takojmë vogëlush”, shkruan Almeda, por pa bërë të ditur gjininë e foshnjës.

“Dhurata më e mrekullueshme. Momenti më i bukur. Nuk mund të jem më i lumtur se kaq”, shprehet Tolgahan.

Almeda dhe Tolga debatojnë live në emision, modelja: Gjithë ditën luan playstation, kam ndarë katet - Balkanweb.com - News24

MË TË LEXUARAT

To Top