Leximi

Me këtë truk të thjeshtë do pastroni çdo enë nga ushqimi i djegur

Për amviset, pastrimi dhe larja e enëve të kuzhinës është një sfidë, sidomos kur ushqimi është ngjitur në fund. Për ta bërë më të lehtë këtë proces, duhet të dini një truk të thjeshtë.

Ajo që shpeshherë bëni është ta fërkoni tenxheren me një send të mprehtë, por në të vërtetë thjesht shkatërroni enën.

Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një lugë çaji detergjent të lëngshëm për larjen e enëve, 2-3 lugë sodë buke dhe ujë në enë. Vendoseni në sobë dhe lëreni ujin të vlojë për 8-10 minuta. Përdorni një mjet plastik për të hequr ushqimin e ngjitur dhe të djegur.

Më pas përdorni një leckë të butë pastrimi mikrofibre për të hequr mbetjet. Për pjesën e jashtme të enës përdorni të njëjtën përzierje dhe më pas fërkojeni butësisht me një sfungjer ose leckë mikrofibre.

MË TË LEXUARAT

To Top