Lajme

Me lot në sy, dy prindërit flasin para kamerave: Nga djali duam nip ose mbesë, ose do ta padisim të na japë para

Gjasat janë të larta që në një moment të jetës suaj, prindërit t’ju thonë se duan një nip ose mbesë, por të paktën shpresoni që të mos përfundoni në gjykatë. Një çift indian kanë paditur djalin e tyre duke kërkuar nga ai dhe gruaja e tij që të lindin një fëmijë brenda një viti ose t’u paguajnë afro 650,000 dollarë.

Sanjeev dhe Sadhana Prasad thonë se u kanë mbaruar kursimet duke rritur dhe arsimuar djalin e tyre pilot dhe duke paguar për dasmën luksoze të tij, raporton Guardian. Shpagimi që ata duan është i qartë.

“Djali është i martuar prej gjashtë vitesh, por ata ende nuk po planifikojnë një fëmijë,” tha çifti në padinë e ngritur në gjykatë në Haridwar javën e kaluar. “Të paktën nëse kemi një nip me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme.”

Prindërit padisin djalin: ‘Na jep një nip/mbesë, ose
FOTO: TIMES OF INDIA
Kompesimi që kërkojnë është 50 milionë rupi (646,000 dollarë; afro 75,000,000 lekë) dhe përfshin: koston e dasmës në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze, pagesën për muajin e mjaltit të çiftit. Ata gjithashtu shpenzuan edhe 65,000 dollarë për të trajnuar djalin si pilot në SHBA, por ai u kthye i papunë në Indi, sipas Times of India.

“Ne na është dashur të marrim edhe kredi për të ndërtuar shtëpinë dhe tani po kalojmë shumë vështirësi financiare,” tha çifti. “Edhe mendërisht ne jemi mjaft të shqetësuar sepse jetojmë vetëm.”

MË TË LEXUARAT

To Top