Lajme

Meta publikon videon e Ramës që nuk e priste, ku Rama 20 vite më parë fliste për të: Edi, faleminderit për…

“Lu fta e ftohtë” mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta nuk ka të ndalur. Pas postit të Ramës në Tëitter ku akuzonte Kreun e Shtetit se nuk ngopet, ka ardhur përgjigja e Metës.

Presidenti ka publikuar në Facebook-un e tij, një video të një deklarate të Ramës 20 vite më parë, ku kreu i qeverisë aktuale thurte lavde për Metën në atë kohë.

Përpos videos Meta shkruan:

Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.

E di vetë ti!

Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!

Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.

MË TË LEXUARAT

To Top