Lajme

Meterologët bëjnë parashikimin për 3 ditët në vijim: Do të ketë reshje të dendura shiu, në këto zona në Shqipëri uji do marr para çdo gjë





Instituti i Gjeoshkencave përsërit thirrjen që për tre ditët në vazhdim autoritetet të jenë në gatishmëri pasi priten reshje intensive, nga data 23-26 janar.

Përmbytje në Shkodër: liqeni dhe Drini në kuotat maksimale, gërryhet toka,  shkasin dherat - Bota Sot

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me r re zik më të ulët nga përmb ytjet. Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.

Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT: Nesër (e diel, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 13 °C, në vendet e ulëta: 6 / 14 °C, në vendet malore: 0 / 7 °C. Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Përmbytje në Shijak/ Uji vërshon nëpër shtëpi, shumë toka janë nën ujë -  Top Channel





MË TË LEXUARAT

To Top