Doktor Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë l u ftën me Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se ndjehet e pikëlluar nga humbja e dy mjekëve gjatë 24 orëve të fundit.
“Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer. Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë lu f të n me Covid-19.
Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve. Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë b ete jë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve. U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi. U prehsh në paqe Doktor Bledi”, shkruan Manastirliu.