Një lojë e fortë po zhvillohet brenda “Big Brother Vip” mes banorëve që janë bërë pjesë, por situatat që po ndodhin ditë pas dite jashtë shtëpisë po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një “Big Brotheri”.
Në rrjetet sociale shumë persona po komentojnë lojën e banorëve brenda shtëpisë, përmes postimeve dhe videove-live në Instagram. Mes këtyre personave janë disa ish-banorë (dhe fitues) të “Big Brother-ave” të kaluar, si edhe miqtë e Luiz Ejllit.
Ditën e djeshme një dramë u krijua me llogarinë e Luizit në Instagram, e cila i kaloi në menaxhim motrës së tij, Ina Ejllit. Kjo e fundit ndryshoi edhe emrin e llogarisë, me arsyen se ka patur “su lme kibernetike.” Ndjekësit e Luizit pësuan rënie, ndërsa vijuan teoritë në lidhje me këtë lëvizje.
Dy grupe në rrjetet sociale, dhanë dy versione të ndryshme dhe hodhën akuza kundrejt njëri-tjetrit. Anaid Kaloti dhe Jetmir Salaj, deklaruan se imazhi i Luizit është nën menaxhimin e “TCH”, ndërsa u përmend edhe një kontratë “e përjetshme” e tij me këtë televizion. Kjo gjë u hodh poshtë nga shokët e Luziti, Mario dhe Joni, së bashku me Meridian Ramçajn.
Këta të fundit, së bashku me ish-banorin e “BB”, Arbër Zeka, u shprehën se Anaid Kaloti menaxhon rrjetet sociale të Olta Gixharit, madje ka qenë ai i cili ka shkruar letrën me të cilën aktorja u surprizua disa javë më parë. Letra supozohej se ishte nga bashkëshorti i saj.
“Le të dali Anaidi tani publikisht të thojë kush e ka shkruajtur letrën e Olta Gixharit që ka lexuar burri i Oltës brenda në shtëpi. A është Anaidi personi që e ka shkruar letrën? Le të dalë publikisht ta thotë që “PO” unë jam personi që kam shkruajtur letrën”-tha Meridiani.