Ky foshnje mund të konsiderohet një “mrekulli” pasi çdo ditë që kalon, po s fidon çdo parashikim të mundshëm të bluzave të bardha, duke i lenë këta të fundit pa fjalë.
Historia e tij është padyshim një bet ejë për jetën. Pikërisht sot, kur askush nuk e besonte se do të jetonte, ka mbushur tre muaj jetë! Ildis është fëmija i parë i çiftit të dy të rinjve nga fshati Dukat i Vlorës. E ëma, Loresa 20 vjeç nuk e përkëdheli dot foshnjën e saj pasi e lindi.
Foshnja e çiftit Naçi lindi me një sëmundje të rrallë, të cilën mjekët e kanë diagn ostikuar me an omali në aparatin tretës. Vetëm 12 orë pasi lindi, pa ndier ende ngrohtësinë e trupit të së ëmës, Ildis iu në nshtrua një oper acioni tepër të vështirë e të komplikuar në zorrën e trashë, por pa sukses.
Mjekët dolën në përfundim se Ildis nuk kishte shumë ë shanse për të jetuar me ketë komplikacion, prindërve i’u komunikua se duhet të përgatiteshin për më të keqen nëse nuk do të operohej jashtë shtetit në ndonjë spital të specializuar, por ja që i vogli ka shpirt lu ftarak dhe nuk dorëzohet.
Mjekët janë të mendimit se djali urgjentisht duhet t’i nënshtrohej një tjetër operacioni i cili për shkak të komplikancionit nuk mund të realizohet në Shqipëri. Loresa dhe Pano, prindërit e Ildis kanë bërë të pamundurën për të kontaktuar çdo spital pediatrik në Europë duke u dërguar epikrizën për të operuar djalin, por përveç një spitali në Turqi asnjë spital tjetër në Europë nuk e ka marrë përsipër një nd ërhyrje të tillë. Shpresë prindërve u ka dhënë vetëm një spital në shtetin turk. Por edhe pse kanë në dorë përgjigjen për ta marrë përsipër këtë ndërhyrje, prindërit nuk kanë paratë. O pera cioni kushton 45.000 euro.