Nëse e verdha e vezës është e pasur me vlera ushqyese, minerale e vitamina, e bardha e vezës vjen me më pak përfitime për organizmin, por është ndër përbërësit kryesorë të maskave të bukurisë. Më poshtë Living ka përmbledhur të gjitha përodrimet dhe maskat me vezë që trajtojnë problemet kryesore të lëkurës dhe flokëve.
Eliminon rrudhat e para
Veza ka efekt lifting dhe tërhq lëkurën duke rregulluar pamjen e saj. Maska anti rrudhë ka vetëm një përbërës dhe ajo është e bardha vezës. Ajo që duhet të bëni është vetëm ta rrihni deri sa të bëhet si shkumë dhe ta aplikoni në fytyrë për 20 minuta. Pasi ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët lëkurën do e ndjeni më të tendosur.
Zvogëlon poret e mëdha
Maska që zvogëlon poret kërkon gjithashtu një përbërës, të bardhën e vezës. Ndryshe nga maska anti rrudhë që veza duhet të jetë shkumë, për të zvogëluar poret mjafton të lyeni fytyrën me të bardhën e vezës në trajtë të lëngshme dhe ta mbani për 10 minuta.
Maskë për fytyrën e yndyrshme
Lloji i yndyrshëm i lëkurës është më i vështiri, pasi kërkon kujdes tejet specifik. Yndyra e tepert mund të shkaktojë puçrra e akne, ndaj për të parandaluar këto , përgatisni një maskë me të bardhën e vezës dhe pluhur tërshëre.