Çfarë lidhje kanë xhinset dhe makaronat me njëra-tjetrën? Është e vështirë të gjesh xhinse që të përshtaten në mënyrë perfekte dhe kur i gjejmë i veshim me kënaqësi dhe shpesh.
Në vend që t’i lani vazhdimisht në rrobalarëse në temperatura të larta, ekziston një mënyrë më efikase për t’ua kthyer formën e vjetër.
Xhinset duhet të zihen në një tenxhere, shkruan “Schweizer-illustrierte”. Ashtu si makaronat, xhinset “zihen” për dhjetë minuta në ujë të kripur.
Kripa siguron që ngjyra të qëndrojë në fijet e xhinseve dhe uji i vluar siguron që pambuku të shtrëngohet përgjithmonë. Por kujdes, lexoni etiketën në xhinse përpara kësaj procedure.