Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga një mot i keq, i cili i ka marrë jetën një 45 vjeçari.
Sipas autoriteteve greke, një automjet ku brenda tij ishin vi kti ma dhe dy turiste u rrëmbye nga ujërat në vendin e quajtur Ajia Palagjia në afërs të Heraklios, ku 45-vjeçari, babai i dy fëmijëve u gjet pa shenja jete.
Kërkimet vijojnë ende për një grua që ndodhej në makinë, ndërsa para pak kohësh u gjet gjallë gruaja tjetër që rezultonte e zhdukur.
Ende nuk dihet identiteti dhe nacionaliteti i tre personave. Reshjet e shiut dëmtuan disa ura dhe muret mbajtëse të disa banesave, ndërsa janë përmbytur dhjetëra dyqane në zonë.