Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare. Mediat italiane bëjnë me dije se ka humbur jetën Hazbije Seferi Sinameta, 34 vjeç.
34-vjeçarja rreth dy javë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, ndërsa ka humbur jetën papritur nga një hemorragji cerebrale në Veneto të Italisë.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët zbuluan se kishte p ësuar hemo ragji cer ebrale. Gruaja shqiptare la pas një fëmijë 14 vjeçar, një 8 vjeç dhe foshnjen e porsalindur.