Lajme

Ndërron jètë babai i ish-ministrit Tahiri, prek me letrën nga qèlia: O ba pse nuk më prite

Ish-ministri i Brendshëm Saimi Tahiri ka prekur me fjalët për ndarjen nga jeta të babait të tij. Në një mesazh prekës postuar në Facebook nga familjarët e tij, Tahiri i ka dedikuar disa fjalë në letër të ndjera të atit të tij të ndjerë. Bashkangjitur me shënimin është postuar edhe një foto familjare.

Kujtojmë këtu se ish ministri është duke shlyer dënimin e tij në b.rg ku për shkak të uljes së dënimi, ai do të kalojë në qeli 3 vite e 4 muaj, në “313”, Tiranë.

Postimi i plotë i Tahirit: O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!

MË TË LEXUARAT

To Top