Lajme

Ndodh edhe kjo, kjo është shqiptarja për të cilën thuhet se ka lidhje dashurie me kushëririn e saj

Opinioni i fshatit që ak uzon Etlevën dhe Serjanin, dy protagonistët e kësaj puntate të “Shihemi në Gjyq” si kushërinj që kanë marrëdhënie in time, buron nga një fakt i pathënë deri në këtë moment.

Etleva, tregon në “E diela shqiptare” në Tv Klan se në fakt nuk ka lidhje gja ku me atë që e quan kushëriri i tretë, të cilin e mban prej disa kohësh në shtëpi.

Etleva: Më fal prindërve të mi se tani, publiku nuk e di, edhe ju nuk e dini sepse unë jam një vajzë e marrë në jetimoren e Durrësit dhe më ka adoptuar Refat Malia dhe Idajete Malia.

Eni Çobani: Pra domethënë, ju nuk jeni kushërinj me zotërinë?

Etleva: Po tani…

Ardit Gjebrea: Ah, domethënë ju nuk keni lidhje gj aku me njëri-tjetrin?

Etleva: Po tani, unë e respektoj ti i nderuar Ardit, nga babai sepse të hedhësh amanetin e babait…

Eni Çobani: Është tjetër të respektosh amanetin e babait dhe tjetër ta kesh kushëri pra. Unë të falënderoj për sinqeritetin sepse normalisht unë këtë gjë e dija, por po prisja ta thoje ti.

Ardit Gjebrea: Nuk janë kushërinj?

Etleva: Jo, jo.

Eni Çobani: Kur Arditi të pyeti, ti the “kushëriri i tretë”. Në fakt duhet të kishe thënë, “nuk e kam asgjë, por nga prindërit birësues, bie kushëriri i tretë”, por ti nuk e ke asgjë. Prindërit e tu, po e kanë pasur, babai yt më saktë, e ka pasur kushëri, por jo ju, ju nuk keni asnjë lidhje.

MË TË LEXUARAT

To Top