Lajme

Ndodhin vetëm në Shqipëri/ Dritan Leli shkon në fshat, i nxjerrin divanin të ulet mes fushës, fshatarët e shkretë rrinë në këmbë shumica

Një moment interesant vjen nga Vlora, aty ky kryebashkiaku Dritan Leli ka reflektuar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama dhe ka zbritur në terren. Leli ka qenë në fshatin Mekat, ku ka folur për subvencionet e fermerëve dhe blegtorëve.

Featured image of article: FOTO/ Dritan Leli shkon në fshat, blegtorët nxjerrin divanin për ta pritur, “AGAI” zgjedh të ulet në karrige… ca në shesh e ca në këmbë

Por ajo që bie në sy është ‘arredimi’ që i është bërë stanit ku ka shkuar Leli. Banorët në mungesë të karrigeve të shumta të mitingjeve kanë nxjerrë një divan të vjetër.

Siç mund të shihet edhe në foto, ca janë ulur e ca në këmbë, dhe mesazhi i politikanit të thjeshtë me popullin u dha në mënyrën më të mirë të mundshme. Por le t’i japim Cezarit atë që i takon Cezarit. Kryetari për vete ka qendruar në karrige dhe në divan ka lenë që të ulen më të moshuarit. Respekt!

MË TË LEXUARAT

To Top