Në një fshat të Kinës Juglindore ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, që ka bërë të gjithë fshatin të shokohet.
Siç raportojnë mediet britanike, në fshatin në fjalë ka lindur një viç me dy koka, një ano mali e rrallë që ndodh në mesin e kafshëve.
Nëna e viçit e lindi të shtunën e kaluar pas shtatë orësh, sipas pronares së tyre.
Auntie Zhang, pronarja e kafshëve, është shprehur se “në 70 vitet e fundit, aq sa kam, nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë në jetën time”.
Një ekspert tha se viçi me dy koka ndan të njëjtin fyt dhe mund t’i rriten katër brirë.