Lajme

Në zi bashkëshortja e Lulzim Bashës, humb njeriun e saj të shtrenjtë/ Rrëqeth me fjalët: Me hidhërim të thellë

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Aurela ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj, Xhafer Isufi.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi”, shkruan bashkëshortja e Lulzim Bashës.

Postimi i Aurela Bashës:

Lajmërim! Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

V arrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës. Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.

Me mirënjohje dhe respekt,
Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj

MË TË LEXUARAT

To Top