Lajme

Nesër zhvillohet Samiti i BE-së në Tiranë, Kryeministrja e Serbisë: Vuçiç duhet të shkoj për hipokrizinë

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ende nuk ka marrë një vendim nëse do të shkojë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Brnabiç tha se është e rëndësishme që Vuçiç të jetë në këtë takim që do të zhvillohet në Tiranë, për t’u përballur me hipokrizinë.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç”, tha kryeministrja në TV Pink dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandër Vuçiç.

Brnabiç përkujtoi se presidenti Vuçiq, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për emërimin e Nenad Rashiçit, si ministre për Komunitetet dhe reagimet e buta të BE-së, tha se ka bërë që Vuçiç të mos shkojë në samit.

MË TË LEXUARAT

To Top