Kryeministri Edi Rama ka dën uar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel.
Kreu i qeverisë është shprehur përmes një postimi në Twitter, se agre sioni kr iminal nga televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.
“Agr esioni kr iminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.