Lajme

Ngjarja në azilin në Kosovë, Elvis Naçi: Të gjithë menduan për nënën e vetë në ato çaste

Pas pamjeve që s’kanë nevojë për fjalë në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në facebook, ka reaguar edhe imami I njohur nga Tirana, Elvis Naçi.

Postimi i plotë i imamit Elvis Naçi: Vellezer e motra, ngjarja qe ndodhi me te moshuaren akoma nuk po na lejon te marrim veten.

Cdo kush prej nesh mendoi si per nenen e vet ne ato caste, e te mendosh se me sa sakrifica na kane rritur, thinjat, rrudhat, pafuqia e moshes meriton respekt dhe dhembshuri, meriton dashuri pertej cdo sherbimi ai eshte mision i nje zemre te dashur dhe nuk duhet te shihet si nje vend pune.

Ajo nene lindi nje deshmor i cili dha jeten per te qene sot te lire, dhe nese djali i saj te mos vr tĕj per Kosoven do te kujdesej per nenen, por ai e la amanet e ky amanet eshte i shenjte jo vetem per te, por per cdo te moshuar qe kerkojne pak dashuri nga ne…

Te moshuarve faluni dashuri, jepuni buzeqeshje, jepuni caste nga koha juaj, ndihmojini kudo qe i shikoni, nje dite edhe ne do te plakemi dhe ajo dite nuk eshte e larget kur edhe neve do te na duhet pak dashuri qe kur te ikim nga kjo bote femijet, niperit te luten per ne sic thote Zoti ne Kuranin famelarte: “Zoti im! Mëshïrojï ata të dy, ashtu siç u kujdesën për mua kur isha i vogël”.

MË TË LEXUARAT

To Top