Lajme

Njihuni me dy motrat binjake që sheshin papuçe mes Tiranës për të ndihmuar gratë në nevojë

Teksa shëtisni përgjatë rrugëve në Liqenin Artificial të Tiranës duhet tu kenë zënë sytë me patjetër disa vajza duke shitur papuçe shumëngjyrëshe.

Kjo është historia e binjakeve Ema dhe Ana dhe nënës së tyre Etleva. Janë vetëm 7 vjeçe dhe kanë nisur një mision me nënën e tyre për një kauzë shumë të fortë.

Duke shitur këto papuçe shumëngjyrëshe ato mbledhin fitime për të ndihmuar familjet në nevojë. Për emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, dy binjaket dhe nëna e tyre sjellin rrëfyen si mori rrugë kjo nismë dhe reagimin e kalimtarëve kur shikojnë këto vajza të vogla në anë të rrugës.

Vetë ato thonë se ndihen të lumtura që po mbledhin fitime për familjet. Por si ishte hera e tyre e parë kur dolën për të shitur? “Ishte behar dhe kishte shumë njerëz që shëtisnin dhe na blinin shumë. Ndërsa këtu njerëzit nuk kanë shumë qejf të blejnë.” Sado të vogla qofshin fitimet, për to do të thotë shumë.

“Blenë ca njerëz që pak a shumë i njihnim, kishim më shumë gjëra të bukura. Nuk ndihem mirë kur nuk blejnë shumë njerëz. Familjet në nevojë nuk blejnë dot se nuk kanë lekë.”

Dy binjaket presin me padurim ditët me diell të dalin te Liqeni Artificial i Tiranës por nuk janë të kënaqura nga reagimi i kalimtarëve sepse ata nuk afrohen as për ti parë dhe jo më për ti blerë ato papuçe.

Ema shprehet se nuk insiston që kalimtarët ti blejnë sepse i vjen turp nga reagimi i tyre jo i mirë. “Mua më vjen turp se nuk e di si reagojnë. Nuk duan ti blejnë, nuk e di pse. Mua më vjen turp tu them.”

Por ka edhe një pakicë e vogël kalimtarësh që ato i bën të ndihen mirë.”Ishte një plakë që na tha: Bravo, bravo!”Edhe pse e vogël, Ema tregon se ka një shpirt të madh.

“Dola nga supermarketi ma babain dhe pashë një njeri që i hahej, çokollatën që kisha blerë për vete ja dhashë. Me erdhi gjynah, ishte dhe me fëmijë”.E ëma e tyre tregon si lindi ideja.

“Kjo është pjesë e shumë aktiviteteve që unë bëj me vajzat. Janë produkte të njerëzve që jetojnë me ato produkte. I shes vetë me njohjet e mia dhe njerëz dashamirës që duan të blejnë me një qëllim. Duan që ato pak lekë që kushtojnë ato produkte të ndihmojnë ato familje që jetojnë me ato produkte.”

Ajo tregon reagimin e njerëzve por dhe vetë vajzave në daljen e tyre të parë në “treg”. “Më bëri shumë përshypje indiferenca, më erdhi mirë që atyre jo kaq shumë. Janë gati të vazhdojnë por ndoshta nuk kuptojnë këtë filozofinë. Herën e tretë ishin konfuze dhe të çuditura nga reagimi. Por nuk u dekurajuan”.

Etleva tregon si ra në kontakt me këto familje në nevojë. “Unë njoh gratë që kanë bërë këto produkte, dy janë nëna. Me njërën kam shumë kontakte. Ajo vjen rregullisht te zyra ime dhe më sjell çorape duke pritur para në këmbim.Unë jam vënë pak në siklet sepse unë duhet të bëj një lloj aktiviteti që ti shes, më janë bërë kaq shumë sa nuk e di sa duhet të vazhdoj të marr akoma.” /Ora News

MË TË LEXUARAT

To Top