Lulja zemërpikon është shembulli më i mirë i bimëve apo luleve që reflektojnë vlerat dhe karakteristikat e tyre. Kjo lule ka formën e zemrës në pjesën e poshtme të së çilës varet një pikë loti.
Kjo lule zemër th yer në fakt është më e komplikuar. Po ta shikosh nga afër do të shikosh që të gjjitha këto lule formojnë një gjerdan zemrash që lotojnë.
Esenca e lules zemërpikon është karakteristike. Nëse ju kanë braktisur dhe ju duket sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori, atëherë duhet të dini që kjo esencë e bën mungesën më të lehtë për ju. Besohet që esenca e kësaj luleje ndihmon në shërimin e trishtimit të zemrës kur ndahesh nga dikush fizikisht apo shpirtërisht.
Shërimi është i menjëheshëm sa duket sikur kjo esencë e kësaj luleje të ndihmon të shpëtosh nga kthetrat e trishtimit menjëherë. Studimet tregojnë se ngrënia e kërcellit të lules së freskët ka një efekt euforik në tru dhe largon tensionin nervor. Ajo të mpin gjithë gojën dhe po të konsumohet me tepricë të helmon.
Megjithatë konsumi i saj është i rrallë pasi funksionet e saj kryesore gjatë kohëve të fundit kanë karakter dekorativ.
Lulja zemërpikon ndihmon në sjelljen e paqes, harmonisë dhe ekuilibrit në zemrën e një njeriu duke e bërë atë më të hapur në botëkuptim për veten, të tjerët, qytetin, vendin, mjedisin e përtej. Ndërkohë që lule të tjera kanë simbolika disi të çorientuara, lulja zemërpikon është një lule guximtare dhe dramatike. Ajo ka shumë emra, por të gjithë emrat shpjegojnë të njëjtën gjë.