Ushqime

Njihuni me pyllin e mrekullive në Shqipëri, aty prodhohet një gjë që e ka zili e gjithë bota: Ka shije të rralla shqiptare

Pylli i gështenjës në zonë e Tropojës është krenaria e bletarëve të kësaj krahine.

Pylli i Geshtenjave | Visit Kraja

Mjalti i gështenjës i Tropojës është më i kërkuari në të gjithë Shqipërinë për shkak të vetive kuruese që ka për shëndetin e njeriut. Ne sot do të shkojmë në shtëpinë e një bletari dhe do të vjelim mjaltin e gështenjës.

Gazetarja: Sa vite ke që merresh me bletë?

Hasan Mulaj, bletërritës: Unë kam 20 vite, e nisa më dy bletë dhe avash avash erdha me 150 bletë. Kemi lodhje, shpenzim, por edhe të ardhura.

Vjelja e mjaltit është një proces që kërkon kohë dhe delikatesë.

Bletari: E nxjerrim kornizën lart dhe këtu është fusha që ka vulosur bleta. Kur korniza vuloset, mjalti është i pjekur, sikur molla në degë.

Gazetarja: Po tymi çfarë i bën bletës?

Bletari: Tymi i ul poshtë ato. Kjo duhet të shkundet komplet, shkojmë brenda dhe i fusim në centrifugë.

Gazetarja: Mjalti që sapo volëm ne është ky i ngjyrës së çelët. Ndërsa gota tjetër, pra mjalti i gështenjës që keni vjelur ju 1 muaj më parë ka ngjyrë më të errët. Përse mjalti i gështenjës ka ngjyrë të errët dhe shije të hidhët?

Bletari: Mjalti që morëm sot është i përzier gështenjë me lule, prandaj ka ngjyrën më të çelët. Ndërsa ai i errëti është 100% gështenjë.

Mjalti i Gështenjës, Miku i Mirë i Shëndetit • agroweb.org

Dobitë shëndetësore të mjaltit të gështenjës

 

MË TË LEXUARAT

To Top