Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përcolli sot një mesazh me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kosovës, Adem Jashari.
Ruçi u shpreh në mesazhin e tij se ditëlindja e Bacës dhe ditëlindja e Shqipërisë së Pav arur janë një përkim dhe simbolikë e fuqishme.
“Adem Jashari, He roi i Kosovës, koma ndanti legjendar i Us htrisë Çlirimtare të Kosovës, sot do të ishte 65 vjeç. Por prej 22 vjetësh, nga 7 marsi i vitit 1998, ai, familja, miqtë e të afërmit, Kosova, Shqipëria, të gjithë ne, e kremtojmë ditëlindjen e Adem Jasharit pa Adem Jasharin. Dhe pa pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes Jashari, pesëdhjetë e pesë prej të cilëve u v r anë bashkë me të, pas një bet eje treditore me mijëra forca, tan ke e automjete të ar mato sura të po lic isë serbe, në ngjarjen që ka hyrë në histori si mas a kra e Prekazit.
Nga trashëgimtarët e Adem Jasharit ka mbetur vetëm Besarta, e cila është e mbijetuara e vetme e familjes së tij, dhe që në atë ditë të m asa krës ishte vetëm 11 vjeç.