Nuk fle shumë
Merkel është e njohur për aftësinë e saj për të qëndruar vigjilente gjatë negociatave të rëndësishme edhe kur ato mbahen natën vonë.
Ky është një avantazh i madh kur liderët botërorë duhet të përballen me tema komplekse si ndryshimet klimatike, siguria e shtetit ose bisedimet e paqes. Merkel thotë se edhe ajo e ndjen nevojën për gjumë, sikurse të gjithë të tjetër, por shton se ka aftësi që t’i mbijetojë pagjumësisë për një kohë të shkurtë. “I kam disa aftësi të ngjajshme me deven”, pati thënë ajo për revisten gjermane Brigitte.
Bën jetë të thjeshtë
Kancelarja gjermane nuk njihet që bën jetë luksoze. Në fakt, ajo jeton në një apartament të zakonshëm në qendër të Berlinit, zotëron një shtëpi të vogël në rajonin Uckermark në veri të kryeqytetit, pikërisht aty ku edhe rriten perimet e saj të preferuara.
Tifoze e madhe e futbollit
Çdo udhëheqës gjermane është i detyruar të ngazëllejë ekipin kombëtar të futbollit, sportin e preferuar të vendit dhe në këtë nuk bën përjashtim as Merkeli. Megjithatë, kancelarja njihet si tifoze e flaktë e futbollit. Kurdo që është e mundur, ajo viziton lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe u uron fat.