Rozë

Nuk ishte në festivalin e RTSH-së, Aurela Gaçe: Më fshinë edhe mua

Nata e tretë e Festvalit të Këngës në RTSH iu dedikua historisë së këtij eventi muzikor, ku u rikthyen disa prej këngëve më të paharrueshme për publikun nga artistë të mëdhenj. Mirëpo, mungesa e Aurela Gaçes ka shkaktuar pakënaqësi në rrjet. Së fundmi Aulona Musta gajtë një bashkëbisedimi me gazetarin Andi Vrapi ka kërkuar të dijë përse Aurela Gaçe nuk ishte pjesë e festivalit. Aurela e ka marrë mesazhin e tyre dhe ka sqaruar gjithçka.

Mungoi në Festivalin e RTSH, reagon Aurela Gaçe: Më fshinë

Aurela tregon se ajo e mori ftesën për në festival por për shkak të angazhimeve të saj nuk mundi të ishte pjesë. Megjithatë shprehet e pakënaqur që nuk u shfaq në promo.

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!”, shkroi Aurela.

“Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”-, përfundoi këngëtarja, duke postuar më pas edhe disa postime nga Aulona Musta dhe Jonida Alickolli që shprehen të habitura për mungesën e artistet në festival.

Mungoi në Festivalin e RTSH, reagon Aurela Gaçe: Më fshinëMungoi në Festivalin e RTSH, reagon Aurela Gaçe: Më fshinë

MË TË LEXUARAT

To Top