Rozë

Nuk ndalen intrigat, banorët thurin plane edhe kundër Oltës: Ajo bie nëse…

Olta Gixhari është një nga pretendentet për të fituar këtë edicion të “BBV”. Aktorja me lojën e saj ndonëse jo pak herë ka shkaktuar polemika në rrjet, sërish si nga publiku por edhe nga banorët konsiderohet një lojtare e fortë.

Së fundmi banorët e shtëpisë janë mbledhur “kokë më kokë” dhe kanë diskutuar mbi strategjinë e lojës së Oltës. Kristi ka thënë se Olta ka pasur sukses deri tani, pasi banorët kanë reaguar ndaj mani pulimeve që ajo ka bërë, nëse banorët nuk do reagojnë, ajo do të “bjerë”.

Kundërshtari i saj më i fortë Luizi është shprehur se pavarësisht ngacm imeve që ka i ka bërë banorëve në kuadër të lojës, ai ruan një komunikim me të gjithë. E ndërsa Fotini ka thënë se Olta nuk di të bisedojë pa ofenduar. Ish-fituesja e “BB” shtoi se nga mënyra se si rrethanat kanë ardhur në fillim të lojës dhe nga banorët që janë përjashtuar, Olta ka përfituar për të arritur deri këtu.

Sipas saj, nëse loja do ishte bërë ndryshe Olta tani do të ishte jashtë. Ndërsa Visi për ta përmbyllur e ka cilësuar lojën e Oltës, një “telenovelë turke”.

MË TË LEXUARAT

To Top