Qytetarët kanë përshkallëzuar reagimin e tyre. Ata kanë b llokuar dy krahët e Unazës së Tiranës, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve.
Një prej qytetarëve të pranishëm, është shprehur se ka dalë për të protestuar pasi çmimet kanë kapur shifra rekord. Ai tha se me rrogat që kanë, nuk munden të përballojnë çmimet, duke shtuar se duhet një normalizim i situatë.
“Më mirë të na kishte marrë serbi, se sa na vr asin pak e përditë vëllezërit tanë, ata që ne kemi votuar. Ne ikëm, erdhi si erdhi situata jonë. Këtu po na grijnë ditë për ditë. Do të bëj marshime çdo ditë, nuk na leverdis të shkoj në punë. 3500 lekë litri i vajit.
Nuk përballohet asgjë. Jemi shumë të irrituar. Nuk kam ndonjë rrogë kushedi, nuk e përballoj këtë lloj mënyre. Ata janë vëllezërit tanë. Ne jemi vetëpushtuar. Vetëm për mua është kriza? Nuk do i ulë kurrkush taksat”, tha qytetari.
Ndërkohë, policia është e pozicionuar në hyrje të ish-Bllokut dhe thirrjet e tyre ndaj qytetarëve janë:
“Qytetarë lironi rrugën, bllokimi përbën shkelje penale. Lironi rrugën. Ju lutem”.