Rozë

Nxori blof gjithë produksionin e “Për’Puthen”, ish-konkurrenti jep arsyet: Të gjithë e dinin lidhjen Tea-Beart, ata donin klikime





Erjoni ka qenë i ftuar sonte në emisionin Express Rozë që transmetohet në T7.

Ai ka folur për disa biseda që kishte publikuar një bisedë të Olsës në mes të Teas dhe Beartit dhe lidhjen e tyre.

Erjoni tregon bisedën me produksionin, ku që në dhjetor ishte konfirmuar lidhja Tea- Beart
Ai thotë se kjo është bërë për të treguar disa prapaskena që bënin producentët e “Për’puthen”.

“E bëra këtë sepse vetë produksioni dilte shumë shpesh në dalje publike ku thoshte se ‘Produksioni nuk ka qenë në dijeni për këtë gjë, për këtë gjë, për këtë li dhje, etj. Produksioni ka qenë super dijeni për këtë gjë, por fakti që produksioni vendosi t’i mbajë vendosi për arsye klikimesh pasi që këta, çifti që ishte në studio, merrnin shumë klikime”, ka thënë Erjoni në Express Rozë.

Erjoni ka thënë se ai ishte i pari që e ka “ditur” për këtë lidhje ose i dyti. “Janë edhe dy tre personazhe të tjerë që e kanë ditur dhe vetë produksioni është vënë në dijeni për lidhjen e tyre”.

Në anën tjetër Erjoni ka thënë se ai ka edhe një bisedë telefonike për të cilën është i njoftuar edhe produksioni i tyre.

Ai ka thënë se ka kë rc enim e që të mbyllën rrjetet e tij sociale.





MË TË LEXUARAT

To Top