Çdo të diel, emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim nga Luana Vjollca, ka të ftuar specialë, jo vetëm për të luajtur, por edhe për të kënduar. Këngëtarja e kësaj nate ka qenë Eranda Libohova, e cila përveç talentit dhe performancave që kanë ndezur skenën, ka realizuar edhe një lojë.
Eranda së bashku me Olsin duhet të fitonin një sfidë, ku ajo do t’i përgjigjej një pyetësori me fjalë të tjera, por nuk duhet të përdorte “Po, Jo, Mbase”.
Një nga pyetjet ka qenë nëse dashuria e jetës së saj po e sheh tani nga ekrani dhe ajo është shprehur: “Sigurisht që po më sheh”. Duke treguar qartë se Eranda ndodhet në një romancë dashurie. Edhe pse ajo ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private, këtë herë ka vendosur të flasë hapur.
Eranda ka zbuluar se do të luante me “Luanët e verdhë”, skuadra që i përket Olsi Bylykut dhe për këtë ka një arsye shumë të veçantë.
Eranda ka zbuluar se Olsi ka gjetur portofolin e Erandës në rrugë dhe ka vendosur ta telefonojë për t’ia kthyer mbrapsht. Kështu që Eranda e ka falenderuar live nga skena e “Zemër Luana”.
Vetë Olsi ka treguar se Eranda vjen shpesh në lagjen e tij, pasi ka një shoqe, kështu që thjesht rastisi të ishte kështu. Më tej Olsi dhe Eranda kanë zhvilluar lojën e këngëtares, ku i është përgjigjur një pyetësori me sinqeritetin më të madh.