Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Olta ka qenë duke biseduar ditën e sotme ne kuzhinë se bashku me Qetsorin, teksa tema e bisedës ishte Kiara. Ndërkohë që dyshja është në një nominim çift, duket se Olta është shprehur hapur që kërkon një përballje kokë më kokë me të.
Teksa ishte duke e komentuar të gjithë situatën, Olta është shprehur se nuk e merr fare në konsideratë si lojtare.
“Unë po lë gjithë energjinë time, gjithë fuqinë time këtu tani të krahasohem unë me të. Ajo ngeli duke thënë “o Luiz këtu, o Luiz aty”. Tani të krahasohem unë me Kiarën?
Kiara nuk ka bërë asnjë debat në shtëpi asnjë betej. Unë nuk e shof fare por i jap përgjigje për respekt, por si lojtare nuk e llogaris fare. Në video e kam thënë këtë gjë. Ajo aq i ka limitet.”– tha Olta.