Lajme

”Paçi fat nëse nuk shihemi”/ Ja pse mënyra se si Sokol Balla mbylli emcionin është e dyshimtë

Në puntatën e fundit të “Top Story” për këtë javë, Sokol Balla e mbylli programin ndryshe nga herët e tjera.

Shprehja duhej të ishte ‘Shihemi të hënën në orën 21:00’. Se kanë dalë dhe ca lajme nëpër portale që ‘Sokol Balla ikën në televizion tjetër’. Unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki askund tjetër pasi e konsideroj Top-in shtëpinë time.”

Ai shtoi:

“Si në çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe. Në një marrëdhënie rrihet, nëse rrimë të dyja palët.Nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë, është e sigurt, jam unë. Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, natën e mirë dhe paçi fat.

Duke lënë të kuptohet se vijmësia e tij në Top Channel nuk është e sigurt, Balla mbylli emisionin dhe na mbetet të presim puntatën e radhës për të parë nëse ai (dhe Top Story) do të vazhdojnë të jenë aty.

Sokol Balla u rikthye në Top Channel më 1 mars të këtij viti, pas largimit të tij në dhjetor të 2017-ës.

MË TË LEXUARAT

To Top