Një nuse ka braktisur burrin e saj në mes të sallës ditën e dasmës së tyre. Këtë ngjarje e ka treguar menaxheri i VIP-ave Elton Mehaj, duke treguar se kjo ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se ndërkohë që doli në mes të skenës dhe po priste që të shkonte nusja e të kërcente çifti me familjarët, pasi pretendohej se ajo ishte larguar në tualet, një vajzë është afruar dhe ka treguar që nusja është larguar me dikë tjetër.“Në një dasmë në Maqedoni, dola në mes të skenës me dhëndrin dhe po prisja nusen, nusja ishte në tualet.Unë po prisja derisa të vijnë e që të bënim një rreth në mes me kërcy ata, dhe me i ftu pastaj të tjerët.
Vjen një vajzë dhe thotë që nusja ka ikur”, u shpreh Mehaj në RTV Ora.Ai tregoi se ishte një moment shumë i sikletshëm për të: “Aq keq jam ndjerë sa ska ku me shku. Nusja e la dhëndrin në mes të sallës dhe iku me tjetrin.”asti i dytë është me një dasmë tjetër. Dhëndri më tha që mos të ftoja miqtë në valle. Dhëndri më tha se ishte zënë me babain e nuses. Ka pasur dhe situate të bukura, por mbahen mend më shumë ato të sikletshmet.
Punët dhe kontratat i mbyllin gratë.Në vitin 2017 një djalë nga Zvicra martonte vëllain. I sugjerova Shyhrete Behlulin. Kur e marr para në telefon sma hap telefonin. Por ne shkuam, ai ishte në burg. Por ne e bëmë dasmën. Nëse përmendim shifrën më të çmendur për dasmën themi diku te 24 mijë euro”, tha Mehaj.