Një lajm i bujshëm nga Tirana. Inspektorati Shëndetësor ka mbyllur spitalin privat “Sante Plus” në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë.
Shiriti i bllokimit të këtij spitali u vendos dy ditë më parë, (12 Tetor), nga Inspektorati Shëndetësor dhe sot ka ardhur zbatimi i vendimit.
Vendimi për mbylljen e këtij spitali ka ardhur pas de noncimeve të shumta nga pacientë të ndryshëm, kryesisht për rimodelimin e barkut dhe heqjen e tepërt të dhjamit në zonat abdominale.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, fillimisht e gjobiti me 500 mijë lekë spitalin “Sante Plus”, ndërsa më 12 Tetor i vuri shiritin e mbylljes.
Mësohet se Drejtuesit e këtij spitali tentuan ta hapin sërish institucionin shëndetësor me pretendimin se është pag uar gjoba.