Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Së fundmi ka qarkulluar lajmi se djali i Einxhel dhe Dagz tashmë ka ardhur në jetë edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë dhe komentet dhe urimet për çiftin në rrjete sociale janë të shumta.
Ama mesa duket kjo gjë sipas çiftit nuk është e vërtetë, pasi pak më parë me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Einxhel shfaqet ende shtatzanë na kanë lënë të kuptojmë të kundërtën.
Me anë të fotos Einxhel dh Dagz tregojnë se janë ditët e fundit të shtatzanisë dhe fëmija e tyre do të vijë në jetë këtë muaj, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende.
Të gjithë e dinë se historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ e duket se ditën e djeshme Einxhel është bërë nostalgjike për atë kohë.
Me anë të një video të postuar ditën e sotme, Einxhel na ka zbuluar një këngë, të cilën sa herë që e dëgjon i kujton zgjimin e mëngjeseve brenda asaj shtëpie dhe duket se bukuroshes i mungojnë shumë ato ditë. Kënga titullohet “Anash dhe Doja” nga Anxhelina dhe Flori Mumajezi.