Rozë

Po rrit edhe djalin e tij, Çiljeta Xhilaga: I jam përkushtuar djalit tim edhe djalit të Albanit

Çiljeta Xhilaga, e konsideruar seks simbol në një moshë që ajo as nuk e dinte kuptimin e termit dhe një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar për vite me radhë, prej kohësh qëndron disi e shkëputur nga muzika dhe ka zgjedhur t’u qëndrojë larg titujve të portaleve. Në një intervistë për “Goca & Gra” në Top Channel, Çiljeta foli për fazën e re të jetës.

Çiljeta flet për familjen, dy djemtë dhe shkëputjen nga

“Mendoj që çdo gjë ka fazën e vetë në jetë. Unë e kam dashur gjithmonë familjen. Kam dashur të kem një familje, sepse ashtu jam rritur. Natyrisht nis që në vogëli nga mënyra si rritesh. Gjithmonë e kam dashur një familje të bukur, të mbledhur. Atëherë ishte koha për të qenë pjesë e karrierës, tani është pjesa e familjes. Të dyja bashkë është shumë e vështirë t’i bësh.”

Këngëtarja jeton me partnerin e saj, futbollistin Alban Hoxha, dhe i është përkushtuar rritjes së dy fëmijëve, djalit të saj, Fernandos, dhe djalit të Albanit. Beko, djali i Albanit, erdhi në jetë në 2014-n dhe 16 ditë pas lindjes, nëna e tij, Dori, ndërroi jetë si pasojë e një hemoragjie celebrale.

“Unë jam me tre burra në shtëpi,” u shpreh me shaka Çiljeta duke iu referuar kohës që i duhet për rritjen e dy djemve. “Ka lodhje të madhe, pafund, por e dua shumë këtë pjesë,” shtoi ajo.

Në lidhje me raportin e dy djemve, 9 dhe 7 vjeç, këngëtarja tha se “ata duhen shumë” dhe i konsideroi si dy dashuritë më të mëdha të jetës së saj.

Çiljeta shtoi gjithashtu se po punon me një projekt muzikor dhe nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në muzikë në mënyrë më aktive, por për këtë ndoshta do të duhen edhe pak vite.

Çiljeta Xhilaga feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me djalin e saj  Fernando (FOTO) - Shqiptarja

MË TË LEXUARAT

To Top